6 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Prishtinë

23:17 | 20 Prill 2020

6 raste të reja me covid-19 janë konfirmuar në kryeqytet.

Kryetari Shpend Ahmeti ka njoftuar se të infektuarit janë familjarë të ngushtë të një personi i cili ditën e djeshme doli pozitiv në koronavirus.

Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

“Nga 61 teste sot në Prishtinë të kontakteve, 6 kanë rezultuar pozitiv, shumica familjarë të ngushtë të një rasti dje”, shkroi Ahmeti në Facebook.

“I urojmë shërim të shpejtë të gjithëve dhe vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi. Numri i vazhdueshëm i ultë na lejon zbutjen e masave më shpejtë.#rriNshpi”, shtoi ai.

Komento: