6 të vdekur në aksident- po ktheheshin nga një varrim

21:53 | 11 Dhjetor 2021

Po ktheheshin nga një varrim, 6 të vdekur në aksident.

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Ankara të Turqisë duke shkaktuar gjashtë të vdekur dhe tre të lënduar.

Dy makina u përplasën kokë më kokë duke sjellë edhe bilancin tragjik.

Policia dyshon paraprakisht se shkak për përplasjen është bërë shpejtësia e madhe dhe një parakalim i gabuar.

Pesë prej personave të vdekur janë anëtarë të një familjeje dhe po ktheheshin nga një varrim.

Komento: