Një fëmijë 6 vjeҫar nga Peja ka humbur jetën në QKUK.
A.B -6 ka humbur jetën nga problemi në tru, përderisa ishte duke u trajtuar në QKUK.
Sipas njoftimit të lëshuar nga famiojarët e vogëlushit thuhet se për gjendjen e djalit mjekët thanë se ka vetëm temperaturë dhe grip pa i bërë ndonjë analizë më të gjerë.
Të njejtit thonë se humbje e jetës së djalit ka ardhur si shkak i mospakujdesisë së mjekëve në QKUK.
Ky është njoftimi i plotë i një familjareje të 6 vjeҫarit:
Vazhdojshin me e sille ne spital pa oksigjen ne goje, po na prap majshim shpresa qe ka me u bo mire.
Shkun do t’familjes me pa ne dhome,e e pane qe s’asht hiq mire…Po prap ata thojshin mire osht, tash fillon edhe me levize e e pane qe infuzionin mo nuk po e pranon, e e kapen ne dore e i thirren mjekt tu kerku me kqyr se nuk asht mire po ata vazhdojshin njejt me thane qe hajt se mire osht, e dha frymen e fundit e u nxi krejt ata qather vendosen me ja qit oksigjenin e na i kallzum qe tash aj ka humb jetën e oksigjeni si duhet mo a prap na jepshin shpresa qe s’ka dek.
Gjersa secili nga ju po m’tregon qysh me e kqyr edhe anën pozitive të Kosovës,Kosova po merr jetë.
Gjersa ju më tregoni se qysh unë jom veq statistikë për Kosovën,Kosova po merr jetë
E në anën tjetër gjersa plotë nga ju më tregoni që unë nuk muj me ndryshu sen për Kosovën.
E perkraha edhe grevën e mjekve të cilët mendova që janë vetë jeta,po mjekt po marrin plot jetë…
Ani pse e ngritët e e stërlavdëruat profesionin tuaj si një i shquar dhe aty ku lindën fillet e humanitetit dhe vetëdijes se kinse është krijuar mbi një përgjegjësi shumë të madhe, bash aty po mirret jeta.
Pas një sëmundje në tru, këshillat mjeksore gjithmonë përcjellëshin duke iu qasur një gripi të lehtë që kalon me antibiotik edhe s’mbet sen tjetër.
Po, i kemi besu se mendum që ata jane te duhurit me i identifiku cfaredo sëmundje që ka njeri, po s’kane pas as qysh me e vrejt kur s’janë interesu me kqyr diqka ma thellë se “temperature”.
Edhe nji natë para se me ndërru jetë, temperatura hala ish arsye, po edhe atë ditë kur ndërroj jetë prap një “qiri per temperaturë” edhe kalon…
Në mesditë, ra ne kom, e cilësuan si një “shtrengim të muskujve”, edhe e derguan në spitalin tjetër në Infektive, aty na kish qëllu dikush që na kallzon qka ka, tha pse jeni vonu kaq shumë?!
Po t’dashtun mjek,pse jeni vonu aq shume, pse kjo shkalla e ulët e nivelit të zhvillimit të mjeksisë na ka lendu,aq sa nji shofer të ndihmës së shpejt nuk mujshin me e gjetë e djali nuk mujke me qëndru pa oksigjen e u dasht me prit dy or pa vetëdije tu mos guxu me e nisë me kerr,e 1 ore e gjysme boni me ardh në Prishtinë e na qe pritshim aty thojshim veq 30 min vonohet.
Ma n’fund erdh e hyni ne Infektive, na tregun qe ka pas sulm ne kry po kalon shume leht, deri ne 00:00 qohet e fol me juve si mos me pas kurgjo.
Vazhdojshin me e sille ne spital pa oksigjen ne goje, po na prap majshim shpresa qe ka me u bo mire.
Shkun do t’familjes me pa ne dhome,e e pane qe s’asht hiq mire…Po prap ata thojshin mire osht, tash fillon edhe me levize e e pane qe infuzionin mo nuk po e pranon, e e kapen ne dore e i thirren mjekt tu kerku me kqyr se nuk asht mire po ata vazhdojshin njejt me thane qe hajt se mire osht, e dha frymen e fundit e u nxi krejt ata qather vendosen me ja qit oksigjenin e na i kallzum qe tash aj ka humb jetën e oksigjeni si duhet mo a prap na jepshin shpresa qe s’ka humb jetën.
Fatkeqsisht Arberi kish ndrru jetë, tuj pas dhimtë e na pa e ditë, po ka qenë e shkrume, vec mjekt janë per me tentu me sheru!!!
Past dritë shpirti yt i bardhë Arbër, e të shpresojmë që je rasti i fundit qe nuk mirren masa prej fillimit…A deri sa ata mjek janë aty, raste të tilla kane me qenë të përditshme.