6-vjeçari dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë, shkelet nga një veturë në Gjakovë

13:26 | 04 June 2019

Është shkelur një fëmijë nga vetura.

Një aksident ka ndodhur para pak kohe në Gjakovë, në lagjen Piskot ku një fëmijë 6-vjeçar është goditur nga vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj.

“Një fëmijë 6-vjeçar është goditur nga një veturë. Fëmija është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë”, ka thënë Gjokaj.

Ai ka thënë se të gjitha masat janë marrë nga policia e Kosovës dhe prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes.

Komento: