60 vjeçari gjen vdekjen pasi bie nga lartësia

19:42 | 07 Nëntor 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Viktima është me inicialet B.Sh.

Sipas policisë ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.

Grupi hetimor ka marrë dëshmitë e familjes dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Komento: