600 metra kolonë te Dheu i Bardhë, sa po pritet në pikat tjera kufitare

15:35 | 05 Gusht 2026
600-metra-kolone-te-dheu-i-bardhe,-sa-po-pritet-ne-pikat-tjera-kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit lidhur me fluksin në pikëkalimet kufitare.

Disa prej pikave janë aspak të ngarkuara në hyrje e dalje, teksa ka edhe sosh që kolona arrin në qindra metra.

Pika më e ngarkuar në hyrje është ajo te Dheu i Bardhë, ku pritjet po zgjasin deri në 40 minuta, teksa kolona është e gjatë 600 metra. Në po këtë pikë, pritje dhe kolonë ka edhe në dalje: 100 metra kolonë dhe 15 minuta pritje.

E ngarkuar në dalje është edhe ajo në Jarinje, ku kolona arrin në 200 metra dhe pritja deri në 20 minuta.

Ndërkaq, pritjet në Han të Elezit janë pak më pak, 10 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Në dalje të Merdarit raportohet të ketë pritje deri në 40 minuta, por gjatësia e kolonës nuk dihet.

Pikat e tjera kufitare s’janë të ngarkuara.

Komento: