63 vjeçarja që dyshohet se u vra me sëpatë ishte mësimdhënëse në një nga shkollat e kryeqytetit

11:19 | 25 November 2022

Një 70 vjeçar është vetëdorëzuar sot në Polici.

I.G dyshohet për vrasjen e 63 vjeçares që u gjet e vdekur në një shtëpi në rrugën “Isa Marku” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se i dyshuari është vetëdorëzuar dhe rasti po hetohet si vrasje e rëndë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se vrasja dyshohet se u bë me sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40 të mëngjesit.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë. Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pa jetë”, thuhet në komunikatë.

Sipas raportimeve në media, viktima ishte mësimdhënëse në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.

Komento: