64-vjeçari shkelet për vdekje nga vetura në Ferizaj

10:31 | 01 November 2022

Në orët e para të ditës së sotme, 00:05 në fshatin Talinovc të Muhaxherëve nē Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Një automjet që po drejtohej nga personi me inicialet B.G., 44-vjeçar ka shkelur për vdekje këmbësorin me inicialet N.O., 64-vjeç.

Sipas policisë, “deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës”.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli tha për Gazetën Express se mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima/këmbësori ka vdekur.

“Njësia e Hetimeve të Aksidenteve e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet”, tha Veseli.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa shoferi i automjetit është arrestuar.

Komento: