64 vjeçarja goditet për vdekje nga një i ri në Ferizaj

16:09 | 21 Gusht 2020

I riu në Ferizaj godet për vdekje një 64 vjeçare.

Një aksident ka ndodhur sot në Ferizaj ku një 64 vjeçare ka mbetur e vdekur.

Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 07:45, 64 vjeçarja është goditur nga një veturë në rrugën ,”Rexhep Bislimi” dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas policisë, ngasësi i automjetit Opel Combo, me targa lokale, E.K.. ( M/Shtetas i Republikës së Kosovës, 20 vjeç), nga pakujdesia, me anësoren e djathtë godet këmbësoren SH.J.

“E lënduara është dërguar fillimisht në emergjencë dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku rreth orës 13:30 min, nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara viktima ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë”, thekson raporti.

Komento: