Arben Vitia ka humbur rreth 67 mijë vota në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Ministri i Shëndetësisë ishte njeriu i tretë më i votuar në listën e LVV-së në ato zgjedhje, ndërsa tash renditet në vend të 10.
Kur janë numëruar shumica e votave, Vitia numëron 40,530 vota. Diferencë e madhe në krahasim me 107,858 votat që i kishte marrë në vitin 2021.