Kosova po vazhdon të përballet me koronavirusin. Deri me tani janë infektuar 21 persona.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një video më shtatë mënyra se si mund të parandalohet përhapja e koronavirusit.
-Lani duart shpesh.
-Shmangni prekjen e syve, gojës dhe hundëve.
-Mbulojeni gojën me pjesën e brendshme të bërrylit ose me shami kur kolliteni.
-Shmangiuni vendeve me shumë njerëz.
-Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë, madje edhe nëse e keni pak të ngritur temperaturën e trupit ose keni kollitje.
-Në rast se ju shfaqet ngritje e temperaturës së trupit, kollitja dhe vështirësi gjkatë fyrmërmarrjes, kërkoni me kohë ndihmë mjekësore-por së pari me telefonatë.
-Ndjekni me kohë informacionet e reja të OBSH’së.
Ndryshe, COVID-2019 është sëmundje ngjitëse që shkaktohet nga koronavirusi i ri, i cili për herë të parë shfaqet tek njerëzit.
Transmetohet nga njeriu tek njeriu, kryesisht me anë të spërkalave të cilat përfundojnë në ajër kur personi i infektuar kollitet apo teshtinë. Këto spërkala mund të bien në gojën ose hundën e njerëzve që ndodhen në afërsi.
Spërkalat janë të rënda dhe nuk mund të kalojnë në distancë të madhe në ajër, përfarësisht rreth një metër dhe për një kohë të shkurtën bien në cilëndo sipërfaqe.
Pikërisht për këtë shkak, transmetimi tek njerëzit më shoesh ndodh gjatë kontakteve të ngushta.
Ende nuk dihet se sa kohë mund të mbijetojë virusi në ato sipërfaqe. Prandaj është e nevojshme që rregullisht të pastrohen sipërfaqet, sidomos ato në afërsi të personave të cilët tashmë janë infektuar me COVID-19.