
Finalistja e dytë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, duket se po fiton mjaft shumë nga rrjetet sociale.
Burime të afërta me influenceren për Prive Klan Kosova, konfirmuan se Elijona kërkon 7.500 euro për një video-reklamë.
Për dy video, çmimi zbritet, duke u ulur kështu në 14 mijë euro.
Vlen të theksohet se videot në profilin e Elijonës do të qëndrojnë vetëm për tre muaj.
Kjo vjen pas daljes së saj nga Big Brother, në formatin ku arriti të fitojë popullaritet të madh.
Elijona u pëlqye tejet shumë për qëndrimin brenda, marrë parasysh edhe moshën.
Fitues në këtë edicion vlen të ceket se është shpallur Londrim Mekaj.
