7 persona të lënduar në një aksident në magjistralen Gjakovë-Klinë

21:35 | 03 Gusht 2026
7-persona-te-lenduar-ne-nje-aksident-ne-magjistralen-gjakove-kline

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa shtatë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete. Deri më tani janë raportuar shtatë persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka bërë të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor po merret me rastin për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Komento: