7 rastet e fundit me koronavirus vijnë nga këto komuna

22:54 | 23 Maj 2020

Ka shkuar në 1032 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se sot janë testuar 306 mostra të dyshuara për koronavirus nga të cilat 7 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

IKSHPK njofton se sot janë shëruar edhe 3 pacientë të tjerë duke e çuar numrin në 785./ORAinfo/

Komento: