Na ndajnë edhe pak orë nga hapja zyrtare e fushatës për zgjedhjet pralamentare të 9 shkurtit.
Kjo ka bërë që shumë kandidatë për deputet t’i mibilizojnë përkrahësit e tyre në kërkim të votës.
Njejtë ka vepruar edhe kandidati për deputet nga LDK Imri Ahmeti, raporton ORAinfo.
Ai ka bërë një postim ku shfaqet i rrethua nga një numër i madh simpatizantësh të tij dhe LDK-së.
‘Gati për hapjen e madhe. Gati për fushatën elektorale’, ka qenë përshkrimi qe Ahmeti i ka bërë fotografisë, e ku shihet salla e mbushur me përkrahës të LDK-së.
Kujtojmë që Imri Ahmeti është një nga kryetarët me të suksesshëm të Komunave në nivel Kosovë, duke e shndërruar Lipjanin në një qendër zhvillimi dhe tërheqës për investitorët.
Me punën e tij, ai ka bërë që të gëzojë mbështetje të madhe nga qytetarët e kësaj komune.
Ahmeti në garën për deputet në listën e LDK-së garon me numrin 7./ORAinfo/