Kandidati për deputet nga Lidhje Demokratike e Kosovës, Imri Ahmeti ka mbajtur një tubim në Gumnasellë, Rubovc dhe Kojskë.
Në këto tubime morën pjesë një numër i madh i qytetarëve të kësaj zone, dhe kjo sipas Imri Ahmetit ishte një dëshmi e përkrahjes masovike për LDK-në.
“LDK-ja po kthehehet aty ku e ka vendin!
Ndryshimi ka nisur dhe ky është momenti kur ju bëheni shtyllë e tij”, ka shkruar në faqën e tij zyrtare në Facebook Ahmeti. /ORAinfo/