7 vjeҫari humbi jetën në Zvicër, fëmijët e tjerë rrëfejnë tmerrin që përjetuan

14:11 | 22 Mars 2019

Ngjarja në Zvicër tronditi të gjithë, ku mbeti pa shenja jete një djalosh i vogël.

Shumë persona janë mbledhur mëngjesin e së premtes në vendin ku dje humbi jetën një 7-vjeçar nga Kosova.

Mediat zviceriane shkruajnë se një ditë pas ngjarjes, frika është e pranishëm te banorët e kësaj ane, lulet në vendin ku humbi jetën djali nga Lipjani po shtohen nga minuta në minutë nga shumë persona që shkojnë për të parë vendin ku ndodhi rasti tragjik.

Një nënë, vajza e të cilës kishte parë skenën e tmerrshme, tha se fëmija i saj është i frikësuar se mos e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me të.

Një nënë tjetër po thotë se ka shoqëruar dy fëmijët e saj njërin 8 dhe tjetrin 10-vjeçar sot gjatë ditës për në shkollë, edhe pse zakonisht ata shkonin vetëm.

“Ishin shumë të frikësuar, prandaj shkova me ta”, deklarohet ajo.

Kujtojmë se dje rreth orës 13:00, derisa po kthehej nga shkolla një 7-vjeçar nga Komuna e Lipjanit u la pa shenja jete në mes të rrugës nga një 75-vjeçare e cila pranoi rastin para organeve të rendit.

Komento: