7 vjeҫari kosovar u privua nga jeta në Zvicër, vjen rrëfimi i papritur për 75 vjeҫaren

18:50 | 25 March 2019

Privimi nga jeta i 7 vjeҫarit ishte ngjarja që tronditi të gjithë.

Pronari i banesës në të cilën kishte jetuar 75-vjeçarja e akuzuar për privimin nga jeta të 7-vjeçarit kosovar në Bazel, ka folur rreth qiramarrëses së tij, për të cilën edhe më tutje dihet shumë pak, siç nuk dihen as arsyet që e çuan deri tek privimi nga jeta e Iliasit derisa po kthehej nga shkolla.

Zvicra është tronditur të enjten kur 7-vjecari nga Kosova që jetonte në Bazel me familjen e tij, u gjend i prerë në qafë. Një 75-vjecare u kap nën dyshimet se ajo ka kryer krimin.

E moshuara zvicerane kishte pranuar se ka kryer rastin, ndërsa motivet nuk dihen.

Qiradhënësi i të 75-vjecarës ka thënë se ajo nuk është vërejtur shumë dhe ka jetuar jetë modeste.

Shtatëdhjetepesë vjeçarja, e cila gjendet në ndalim, ka jetuar për shumë vjet rreth një kilometër larg vendit ku ndodhi ngjarja.

Verën e kaluar ajo është zhvendosur nga banesa, shkruan gazeta zvicerane, 20 minuten. Pronari i banesës e ka përshkruar ish-qiramarrësen e tij, e cila edhe më tutje është një mister.

“Ajo ka jetuar e vetme dhe ka bërë një jetë modeste. Ajo kurrë nuk është vërejtur. Gjithmonë ka paguar qiranë me rregull, nuk ka përdorë diҫka”.

Tutje, ai ka treguar se si ajo u largua nga banesa e tij.

“Ajo shkoi për shoping ose doli në shëtitje, por më nuk u kthye asnjëherë”.

Mirëpo ai kujton diçka të pazakontë lidhur me qiramarrësen, duke treguar se “një herë ose dy herë në vit, Policia ose Prokurori vinte në banesën e saj”.

Ai thotë se nuk i di arsyet dhe për dijeninë e tij, e moshuara zvicerane kurrë nuk ka qenë prapa grilave ose në psikiatri.

Ndryshe, autoritetet zvicerane pas kapjes së 75-vjecares, e cila u lajmëruar vetë në Polici, pas privimit nga jeta të Iliasit 7-vjecare, kanë hedhur dyshime se ajo ka probleme psiqike.

Komento: