7 vjeҫari u privua nga jeta në Zvicër, Thaҫi ngushëllon familjen nga Lipjani

15:45 | 22 March 2019

Ngjarja e 7 vjeҫarit që mbeti pa shenja jetë në Zvicër, tronditi tërë vendin.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj këtij rasti në fjalë.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit ka thënë se e gjithë Kosova dhe Zvicra do të luten për të.

“Humbja e shtatëvjeçarit në Bazel, ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër. Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mërgimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të luten për të”, ka shkruar Thaçi.

Vrasja që ndodhi dje në Basel të Zvicrës, ka tronditur tërë vendin. Humbi jetën I.M nga Lipjani i Kosovës, vetëm 7 vjeç. Rastin dyshohet se e ka kryer një 75-vjeçare, për të cilën mediat zviceranë po shkruajnë se është me probleme mendore.

Ende nuk dihet motivi për privimin nga jeta të djaloshit shqiptar në Bazel. Por, sipas Prokurorisë, ekzistojnë dyshime mbi përgjegjshmërinë penale të gruas që ka marrë mbi vete fajin.

Aktualisht po bëhet ekzaminimi psikiatrik i saj, njoftojnë mediet zvicerane.

Komento: