7 vjeçari u privua nga jeta në Zvicër, ja ҫfarë po ndodh tani

13:38 | 12 April 2019

Rasti i 7 vjeҫarit nga Kosova, që u privua nga jeta në Zvicër, ishte rasti që tronditi të gjithë.

Një banor i lagjes Gotthelf në të cilën më 21 mars privoi nga jeta 7 vjeçar Ilias M. ka iniciuar një peticion për vendosjen e një pllake përkujtimore në vendin ku është privuar nga jeta Ilias M.

Edhe pasi kanë kaluar më shumë se tri javë nga rasti në Bazel, në të cilin 75 vjeçarja A.F. i shoi jetën 7 vjeçarit Ilias M., në vendin St.Galler-Ring një det prej lulesh vazhdon të na e kujtojë tragjedinë, shkruan bz.Basel.

Por vjen një kohë që lulet dhe qirinjtë do të zhduken. Për këtë arsye, për të luftuar harresën, në vendin e krimit duhet të vendoset një pllakë përkujtimore, transmeton albinfo.ch. Këtë e kërkon një peticion i publikuar në platformën Petitio.ch.

“Unë dhe shumë njerëz tjerë kërkojmë me këtë peticion që qyteti i Bazelit në vendin e fatkeqësisë, në St.Galler-Ring në Bazel të ndërtojë një pllakë përkujtimore për Iliasin”. Me këtë fjali të vetme e shpreh dëshirën e tij iniciuesi i peticionit nga lagjja Gotthelf e Bazelit.

Mirëpo është e paqartë nëse qyteti do të tregojë mirëkuptim për këtë. Objektet përkujtimore publike, sipas rregullit, u kushtohen figurave dhe ngjarjeve historike, përcjell albinfo.ch. Por kjo nuk do të thotë se një pllakë përkujtiomore për Iliasin nujk ka shanse.

“Peticioni kërkon një vizion të plotë të organit kompetent për t’iu përgjigjur”, thotë zëdhënësi i qeverisë Marco Greiner për “bz Basel”. Varësisht se ku është ngritur kërkesa, kompetencën do ta ketë Qeveria ose parlamenti.

Komento: