
Detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi sot në Pejë.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin e rëndë në Ozdrim të Pejës ku mbeti e vdekur një 7 vjeçare si dhe u lënduan disa persona të tjerë.
Policia përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se të përfshira në aksident kanë qenë një veturë e tipit “SEAT” me targa vendore si dhe vetura “GOLF”, po ashtu me targa vendore, shkruan lajmi.
Si pasojë, ka ndërruar jetën një pasagjere e lindur në vitin 2012, teksa me lëndime të rënda janë dy persona tjerë.
Policia ka ndaluar njërin nga personat e dyshuar për këtë aksident, pasi që i njëjti ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:
Me datën 07.01.2020.rreth orës 13.47 në rrugën Istog-Pejë, në fsh. Ozdrim ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, ku ishte e përfshirë vetura ‘SEAT’ me ngjyrë të zezë me targa të regjistrimit vendor, drejtuar nga i dyshimti L.D. (1992) m/k/e, dhe vetura tjetër ‘VË Golf’ me ngjyrë të kaltër me targa të regjitrimit të Kosovës, drejtuar nga i dyshuari dytë B.G.(1948) m/k/sh
Deri të aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit, Seat’ ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Istogut në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Ozdrim, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me pjesën e parë ballore e godet automjetin ‘VË Golf’ në pjesën e parë të anës së djathtë i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Istog.
Me ketë rast pos dëmeve të mëdha materiale shkaktohen edhe lëndime trupore të rënda dhe të gjithë të lënduarit dërgohen në Spitalin Rajonal Pejë.
Si pasojë e lendimeve viktima femër pasagjere lindur vitin 2012 humbë jetën, vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës spitalore.
Për shkak të lëndimeve të rënda dy persona ndalohen për sherim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa i dyshimti pas marrjes së ndihmës së parë lirohet nga spitali, por me urdhër të Prokurorit për krime të përgjithshme ndalohet për të vazhduar me procedura të mëtejme. Trupi i pa jetë i viktimës lirohet familjarve për ceremoninë e varrimit.
Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, APELON për kujdes të shtuar në komunikacionin rrugor,me qëllim parandalimin e aksidenteve. Të gjithë ngasësit e automjeteve të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.