70 raste të reja me coronavirus në shkolla, një javë pas rihapjes së tyre në Francë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

70 raste të reja me coronavirus në shkolla, një javë pas rihapjes së tyre në Francë

13:50 | 20 Maj 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në Francë.

Franca ka regjistruar 70 raste të reja me COVID-19 në shkolla, të cilat u lejuan të rihapeshin javën e kaluar, tha ministri i arsimit i vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Franca mbylli shkollat e saj dhe institutet e arsimit të lartë duke filluar nga 17 marsi, si pjesë e masave të vendit për të parandaluar shpërthimin e coronavirusit.

Ndërkohë, Franca kishte regjistruar më shumë se 180,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 28,000 vdekje.

Dhe pas dy muaj bllokimi, Franca ka filluar të heqë kufizimet, duke përfshirë rihapjen e disa dyqaneve dhe shkollave fillore dhe parashkollore.

Sipas France24, orët e mësimit janë mbajtur me 10 nxënës për arsimin parashkollor dhe 15 për grupmoshat e tjera.

Por ministri i arsimit Jean-Michel Blanquer i tha radiostacionit francez RTL të hënën se 70 raste të reja të COVID-19 ishin zbuluar gjatë javës që kur u kthyen nxënësit, gjë që sipas tij ishte “e pashmangshme”.

“Është e pashmangshme kjo lloj gjë do të ndodhë” tha ai. “Në pothuajse të gjitha rastet, kjo [transmetimi] ka ndodhur jashtë shkollës”.

Blanquer vuri në dukje se 70 rastet ishin një pjesë e vogël e 1.4 milion nxënësve të shkollave që ishin kthyer. Ai tha se shkollat e prekura do të mbyllen menjëherë.

Franca është në mesin e disa vendeve evropiane, përfshirë Gjermaninë, Danimarkën, Norvegjinë, Republikën Çeke dhe Poloninë, që kanë filluar të heqin masat e bllokimit, megjithëse shumë kanë paralajmëruar se procesi do të jetë i ngadaltë dhe i monitoruar nga afër.

Komento: