70 vjetori i NATO-s, kryeministri Haradinaj i shkruan Jens Stoltenberg

11:39 | 04 April 2019

NATO po e feston 70 vjetorin e themelimit.

ryeministri Ramush Haradinaj, i ka dërguar telegram urimi Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltengerb, në 70 vjetorin e themelimit të kësaj aleance.

“Në shënim të 70-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të NATO-s, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, i kam dërguar telegram Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg, me urimet më të mira. Njëzet vjet më parë, NATO mbrojti të drejtat e popullit të Kosovës përballë një fushate gjenocidale të vrasjes dhe terrorit. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

“Tani, pas dy dekadave, si popull i lirë me orientim të natyrshëm dhe të palëkundur euro-atlantik, ne synojmë që të jemi pjesë e aleancës së shteteve të NATO-s dhe të japim kontributin tonë të plotë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të sigurisë, lirisë dhe demokracisë”.

Komento: