Zhvillime dramatike rreth të ardhmes së Lionel Messit.
Babai i Lionel Messit, i ka dërguar një letër si përgjigje La Ligas, rreth klauzolës së të birit të tij.
La Liga ditë më parë përmes një komunikate bëri të ditur se në kontratën e Messit ekziston një klauzolë, e cila mendohej të jetë 700 milionë euro për largimin e tij.
Por, është babai i Messit, se përmes një letre i është përgjigjur La Ligas, me fakte të ofruar se ajo klauzolë nuk është në fuqi më.
Babai i Messit, Jorge, ka ka hedhur poshtë pretendimet se klauzola e Messit është ende e zbatueshme.
Jorge insiston se kjo klauzolë nuk është e zbatueshme që nga sezoni i kaluar, dhe Messi mund të largohet nga Barcelona.