75-vjeçari me një mushkëri shërohet nga koronavirusi

18:31 | 25 April 2020

Është shëruar nga koronavirusi një 75-vjeçar që kishte vetëm një mushkëri.

Gjyshi i cili 14 vjet më parë ka luftuar kancerin e prostatës, dhe më vonë ka hequr një mushkëri, i shpëton koronavirusit, transmeton lajmi.

Do të thotë që frymëmarrja është më e vështirë për të sesa personi mesatar, duke e bërë më të pabesueshëm rikuperimin e pensionistit nga koronavirusi. Por zoti Burns u detyrua të durojë betejën e tij vetëm për shkak të masave të rrepta të distancimit shoqëror në spital.

“I gjithë stafi në spital ishte i shkëlqyeshëm dhe nuk mund t’i falënderoj sa duhet për ato që bënë për mua ndërsa isha atje”, tha zotëri Burns.

Komento: