750 gola në karrierë për yllin portugez – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

750 gola në karrierë për yllin portugez

00:02 | 03 Dhjetor 2020

750 gola në karrierë për Cristiano Ronaldon.

Cristiano Ronaldo pati një tjetër natë të madhe në Ligën e Kampionëve.

Ylli portugez vuri veten në listën e golashënuesve në fitoren 3:0 të Juventusit në shtëpi ndaj Dynamo Kyiv.

Për Ronaldon, ky ishte goli i 750 në karrierë, në të gjitha garat.

450 prej tyre i ka shënuar në fanellën e Real Madrid, 118 në fanellën e Manchester United, 102 te Kombëtarja e Portugalisë, 75 te Juventus dhe pesë te Sporting.

Komento: