77 pacientë janë në trajtim nga Covid-19 në spitalet e Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

77 pacientë janë në trajtim nga Covid-19 në spitalet e Kosovës

12:19 | 18 Qershor 2021

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 77 pacientë janë në trajtim nga Covid-19.

Sipas njoftimit, 28 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, teksa 55 të jenë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

Situata me COVID-19 në SHSKUK: 77 pacientë në trajtim

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 77 pacientë.

Nga ta, 28 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërkaq 55 me oksigjeno-terapi, sipas raportit të punës për datën 18 qershor 2021.

Në QKUK janë të shtrirë 55 pacientë:

15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

46 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 15 pacientë, 1 në gjendje të rëndë

Klinika e Pulmologjisë, 40 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë

13, të konfirmuar pozitivë

9, me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Pejës, 7 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Ferizajt, nuk ka pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Komento: