79-vjeçari dorëzon në Polici kuletën me para, që e gjeti në Ferizaj

14:54 | 24 Shtator 2024
79-vjecari-dorezon-ne-polici-kuleten-me-para,-qe-e-gjeti-ne-ferizaj

Një 79-vjeçar në Ferizaj kishte gjetur një kuletë me para dhe dokumente.

Siç ka njoftuar Policia, sot rreth orës 11:00 qytetari nga Ferizaj, H. Musliu, i moshës 79-vjeçar, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën “Reçaku’’ në Ferizaj dhe ai menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e Policisë.

Në ndërkohë është identifikuar pronari i portofolit të humbur, N.S. nga fshati Brod i Shtërpcës dhe është paraqitur në Polici.

“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të Policisë, pronarit i kthehen paratë: 530 franga, 145.5 euro dhe dokumente të tjera.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin H. Musliu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e Policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komento: