79 vjeçari që u gjet i vdekur në Skenderaj ishte ish-ushtar i UÇK-së që jetoi me 5 plumba në trup

11:44 | 04 Qershor 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur një person në Burojë të Skenderajt në orët e para të mëngjesit së 3 qershorit.

Viktima është gjetur pa shenja jete derisa me vendim të prokurorit trupi është dërguar për obduksion, derisa rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

“VDEKJE E DYSHIMTË- Fsh. Burojë, Skenderaj, 03.06.2022 – 06:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Nga mjeku është konstatuar vdekja e tij dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion’, thuhet në raportin e Policisë.

Personi që është gjetur i vdekur është Hajzer Duraku, 79 vjeç, i cili ka qenë edhe ushtar i UÇK-së.

Tashmë i ndjeri në një rrëfim për T7, kishte treguar se si kishte jetuar me pesë plumba në trup.

Lidhur me vdekjen e Hajzer Durakut kanë reaguar disa figura të PDK-së nga Skenderaj,

Komento: