Ruairi O’Connell, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Këtë ai e bëri përmes facebook, ndërsa shkroi se dedikimi i tij shkon për të gjithë ata që festojnë në Kosovë por edhe në mbarë botën.
”Të gjithë atyre që festojnë në Kosovë dhe kudo në botë, ju uroj juve dhe familjeve tuaja me fat Fitër Bajramin (Eid al-Fitr), paqë dhe gëzime”.