Ato kanë publikuar një imazh me një pamje madhështore.
Kënga dedikuar nënës, për motrat Mustafa ka qenë pothuajse eksperienca më e mirë gjatë gjithë karrierës.
Pos për arritje të madhe, projekti i tyre në çdo anë u dëgjua me shumë emocion pasi në klipin e tyre ishte prezente nëna e tyre e rrethuar nga tetë vajzat, shkruan “Kosovarja”.
Sot, ato kanë publikuar një imazh me një pamje madhështore.
Direkt nga studio, motrat Mustafa kanë lëshuar një foto së bashku me nënën e tyre.
Kënga “Çika e nënës” iu ka lënë ëmbël motrave, pasi që nga kjo foto lind dilema që shumë shpejt do të lansohet kënga e tyre e dytë së bashku me nënën.
Ndryshe, portreti i tyre me mbretëreshën në mes po duket superior.