
Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
Instituti Demokratik i Kosovës ka treguar karakteristikat e deputetëve të rinj të Kuvendit.
KDI në raportin e saj ka theksuar se në Kuvendin e ri do të jenë 81 burra dhe 39 gra, shkruan lajmi.
Mosha mesatare e deputetëve është 42 vjeç.
Po ashtu 60 deputetë cilësohen si të vjetër, për shkak se ata ishin edhe në legjislaturën e kaluar, 40 janë që kanë garuar për herë të parë, ndërkaq 11 janë që kanë pasur 2 apo më shumë mandate.
Ndërkaq, 9 deputetë janë zgjedhur për herë të parë, por që kanë garuar edhe herave të tjera.
Komuna e Prishtinës prin me 17 deputet%, pasohet nga Prizreni me 16 dhe Skenderaji me 10.
