
81 vjeçari nga Gjakova është djegur derisa ishte duke punuar me një mjet elektrik.
Ai është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.
Lajmin për Front Online e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 11:25 është pranuar informatë se një person i moshës 81 vjeçare në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga hetimet e zhvilluara dyshohet se viktima derisa kishte qenë duke punuar me një mjet elektrik (gërryes për metale) ishte përfshirë nga zjarri. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tregoi Elezaj.