Gjenerali Wesley Clark nderohet nga presidenti Hashim Thaçi me Urdhrin e Lirisë.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot ish gjeneralin e forcave të NATO’s, Wesley Clark, me titullin Urdhëri i Lirisë.
Më heret presidenti kishte dekoruar edhe zonjën Madeleine Albright me këtë titull.
Titulli i’u është dhënë për meritën e tyre për çlirimin e Kosovës dhe ndaljen e gjenocidit mbi popullësinë shqiptare nga forcat paramilitare serbe.
Presidenti Thaçi shpjegoi arsyen e ndarjes së këtij çmimi për gjerneralin Wesley Clark.
“Për të njohur kontributin e jashtëzakonshëm të heroit tonë gjeneralin Clark. Prandaj këtë mirënjohje e bëjmë me përulësi për punën e juaj të jashtëzakonshme dhe për lidershipin e jashtëzakonshëm”
Wesley Clark në këtë ceremoni kishte ardhur së bashku me gruan dhe dy djemtë e tij.
Ai shprehu falënderimet nga ana e tij dhe familjes së tij për çmimin e ndarë për të.
“Është një eksperiencë e jashtëzakonshme që të kthehem 20 vjet më pas pas atyre kohëve të turbullta. Shumë tragjedi ka përjetuar ky vend”, ka thënë Clark.
Ai shtoi se Kosovën e pret një e ardhme e ndritur në rrugën e saj drejt integrimeve perëndimore.
“Populli i Kosovës ka guximin që të marrë vendimet e duhura. Perëndimi do mirëpresë Kosovën. Perëndimi do vazhdojë të investojë në këtë vend siç ka bërë tash e një kohë”
“Shpresoj që të antarësoheni në NATO. Dhe shpresoj që kjo kohë të vijë sa më shpejt. Unë do kthehem përsëri atëherë”, shtoi udhëheqësi i forcave të NATO’s gjatë bombardimeve në Kosovë.
“Ju jeni një nga ne zotëri president”, tha në fund Clark.