838 persona nga koronavirusi vdesin në Spanjë në 24 orët e fundit

13:56 | 29 Mars 2020

Pas Italisë, koronavirusi është duke bërë kërdi në Spanjë.

Spanja ka shënuar ditën e saj më të keqe, ku 838 persona vdiqën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu shifrat e fundit të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë spanjolle e tejkalon numrin e vdekjeve, që u regjistruan një ditë më parë.

Shifrat e reja tregojnë se 78 mijë 797 njerëz janë infektuar, 43 mijë e 397 janë shtruar në spital, 4 mijë e 907 persona janë pranuar në kujdesin intensiv, kurse 14 mijë e 709 janë shëruar nga kjo sëmundje.

Spanja po i forcon masat e saj, duke urdhëruar të gjithë që të qëndrojnë brenda.

Deri më tani janë konfirmuar 6 mijë e 528, njofton Sky News.

Komento: