84 burra të dhunuar gjatë luftës, janë paraqitur pranë institucioneve kosovare

13:07 | 30 Nëntor 2023
84-burra-te-dhunuar-gjate-luftes,-jane-paraqitur-prane-institucioneve-kosovare

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka mbajtur konferencën ndërkombëtare “Modelet e dhunës seksuale gjatë luftës ndaj burrave dhe djemve”.

Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e QKRMT-së, tha se kjo konferencë ka për qëllim që të zgjerojë dhe të thellojë të kuptuarit e dinamikës gjinore të luftës dhe dhunës seksuale gjatë saj, të shtojë njohuritë dhe të kuptuarit e përvojave të burrave të mbijetuar dhe të kontribuojë në kontekstualizimin dhe njohjen më të gjerë në komunitet, shoqëri dhe spektrin politik.

Ajo me këtë rast citoj edhe një deklaratë të një burri të dhunuar gjatë luftës, për të cilin tha se ai ende ballafaqohet me të kaluarën e tij të tmerrshme.

“Kjo konference jo rastësisht është emëruar ‘Modelet e dhunës seksuale gjatë luftës ndaj burrave dhe djemve’ ku ka për qëllim që të zgjoj njohuri dhe për të kuptuar përvojat dramatike të burrave që përjetuan gjatë luftës, dhimbjet dhe sfidat që ballafaqohen ata. Pastaj nevoja për rehabilitim si dhe të kontribuojmë në dokumentimin dhe njohjen më të gjerë në shoqëri e komunitet. Heshtja nuk është zgjidhje, ju kisha lutur që këtë heshtje të gjen forcë për të ecur tutje”, tha ajo.

Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, tha se secili që ka përjetuar çfarëdo dhunë gjatë luftës është i barabartë, duke bërë thirrje që të dhunuarit seksualisht gjatë luftës të mos stigmatizohen, raporton eo.

Ajo tha se ka shumë për të bërë që ky aspekt të ndryshohet brenda shoqërisë kosovarë.

“Jam e lumtur që jam pjesë e një trajtimi të një krimi më mizor që e kemi përjetuar jo vetën ne por edhe në vendet e tjera. Trajtimi i një grupi i këtyre të mbijetuarve që tekë tani po flitet për ta. Krimet që i kemi përjetuar gjatë luftës janë të barabarta ne kuptimin që nuk mundet që një person që ka qenë i plagosur të shihet si një hero, e një i dhunuar të stigmatizohet”.

“E kemi përgjegjësi që të ngrejmë zërin që të flasim dhe ta ndryshojmë këtë qasje. Sepse secili është viktimë dhe ka përjetuar trauma dhe nuk mund të ketë këso lloj ndasie. Sa i përket çështjeve të dënimeve mendoj që duhet të ketë dënime me të rrepta jo vetëm në Kosovës por në gjithë botën. Kemi mundësi që të kontribuojmë secili më shumë.

Melanie J.H.Scarlett, shefe e ekipit për politikë të jashtme në ambasadën britanike në Kosovë, tha se shumica e burrave të dhunuar në Kosovë deri më tani nuk kanë marr guximi që të tregojnë historinë e tyre. Sipas saj, vetëm 84 burra deri më tani të dhunuar seksualisht gjatë luftës janë paraqitur pranë institucioneve.

“Kjo teme e dhunës seksual me ka prekur në zemre që kur kam filluar punën në Kosovës. Mbështetja e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës ka fillua që nga viti 2012. Si pjesë e kësaj punë ne kemi sfiduar dhunën seksuale për të reduktuar rrezikun e të mbijetuarve në shoqëri e familje. Shumë duhet të bëhet, nuk do të ja dalim mbanë nëse nuk ja jepmi vëmendjen dhunës seksuale. Ka shumë meshkuj të mbijetuar që nuk kanë kurajo që të dalin. Vetëm 84 të mbijetuar të dhunës seksuale meshkuj në Kosovë janë paraqitur deri tani”, tha ajo.

Shyrete Tahiri Sulimani, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, bëri thirrje që të gjithë ata që kanë përjetuar dhunën gjatë luftës të kërkojnë të drejtat e tyre për trajtim, rehabilitim e qasje në drejtësi.

“Me vjen mirë që kjo konferencë i dedikohet të mbijetuarve burra dhe djem të dhunës seksuale gjatë luftës, pasi që është shumë më rendisë që të rritet ndërgjegjshmi dhe mbështetja ndaj këtij grupi të ndjeshme në shoqërinë tonë”.

“Edhe të mbijetuarit burra dhe djem gjithashtu sikurse vajzat dhe gratë mbajnë peshën e turpit, fajit e frikës. Duke thyer këtë heshtje ne jo vetëm fuqizojmë njëri tjetrin por sfidojmë edhe normat e dëmshme që përjetësojnë një kulturë heshtje dhe turpi”, tha ajo.

Në këtë konferencë është publikuar edhe libri “Zëra të pa dëgjuar”, i përpiluar në formatin e rrëfimit të historisë gojore, eksploron ndërlikimet e dhunës seksuale të kohës së luftës dhe drejtësisë sociale përmes tregimeve të 10 burrave të mbijetuar që përjetuan traumën e dhunës seksuale dhe që merren me turpin dhe stigmën kolektive.

Komento: