85 mjekë specialistë kanë hequr dorë nga marrëdhënia e punës me Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës brenda tri viteve të fundit.
Që nga janari e deri më 15 nëntor, 56 specialistë kanë lënë punën në ShSKUK.
Vitin e kaluar ishin larguar 30 më pak, pra 26 specialistë të profileve të ndryshme, derisa vetëm tre më 2020.
Për Odën e Mjekëve ikja e profesionistëve shëndetësorë nga sektori publik në atë privat po ndodhë për shumë arsye, siç janë çështja e rritjes së pagave dhe vlera e rritjes së saj, kushtet e vështira të punës dhe detyrimi i mjekut si kurrë më parë që ti thotë pacientit të blejë terapi, pa pasur asnjë konfirmim zyrtar qoftë nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë apo menaxhmentit i ShSKUK-së se kjo po ndodhë në mungesë të buxhetit apo të ndonjë krize.
Sipas Kryetarit të OMK-së, Pleurat Sejdiu, situata aktuale në sektorin publik është e ngjashme me atë të viteve të pasluftës, veçse sipas Sejdiut, nëse atëherë kishte vullnet të personelit për të punuar në sektorin publik, tani kjo mungon.
I pari OMK-së pret që viti i ardhshëm të paktën të jetë vit i stabilizim të kësaj rënie të theksuar.
Ndërkaq, mosfunksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësorë për Sejdiun po bën të nënkuptojë se dikush prej politikës nuk po do ta bëjë këtë dhe në anën tjetër as nuk po dinë për ta ndryshuar këtë gjendje./Klan Kosova