85 të helmuar nga ushqimi në iftarë, këto janë detajet e fundit

21:15 | 20 May 2019

85 të helmuar nga ushqimi në Drenas.

Ka shkuar në 85 numri i personave të helmuar në një gjellëtore në Drenas.

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës dhe Drejtorinë e Inspeksionit komunal në Drenas janë duke punuar për zbardhjen e rastit të helmimit të mbi 80 qytetarëve, të cilët kishin marrë ushqim për iftar nga një gjellëtore në Drenas.

E inspektorati ka mbyllur përkohësisht këtë biznes, deri në daljen e rezultateve të mostrave të marra nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV).

Kjo është konfirmuar për lajmin nga Komuna e Drenasit si dhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Komunës së Drenasit, Bekim Dobra ka thënë për lajmi.net se numri i të helmuarve arrin deri në 85.

Ai po ashtu ka thënë se Komuna e Drenasit ka marrë aktvendim për mbyllje të përkohshme të lokalit të dyshuar deri në konstatim të rezultateve nga Agjencioni i Ushqimit.

Sipas tij, në rast të konstatimit se helmimi ka rrjedh si pasojë e ushqimit nga ky lokal, do merren masat kompetente sipas ligjit në fuqi

“Komuna, pas njoftimit nga shtëpia e shëndetit se ka raste të helmimit me ushqim ka lajmëruar AUVK-në për verifikim të mostrave për analizua ndërsa Inspektoriati për shkaqe të sigurisë së shëndetit të përgjithshëm ka marrë aktvendim për mbyllje të përkohshme të lokalit të dyshuar deri në konstatim të rezultateve nga Agjencioni i Ushqimit. Në rast të konstatimit se helmimi ka rrjedh si pasojë e ushqimit nga ky lokal, do merren masat kompetente sipas ligjit në fuqi”, ka thënë Dobra.

Edhe, zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmin se Policia është duke punuar ngushtë me Prokurorinë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës dhe Drejtorinë e Inspeksionit komunal në Drenas për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Ajo ka thënë se për këtë rast është intervistuar pronari i lokalit, i cili pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

“Me datën 17.05.2019 e kemi pranuar një informate, se në një lokal në Drenas, dyshohet të jenë helmuar nga ushqimi disa persona. Informata është trajtuar nga ana e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe institucionet përkatëse. Lidhur me këtë ngjarje më 18 maj 2019 me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Është intervistuar pronari i lokalit , dhe i njëjti pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt. Policia është duke punuar ngushë me Prokurorinë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës dhe Drejtorinë e Inspeksionit komunal në Drenas për zbardhjen e kësaj ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Komento: