9 pacientë me koronavirus në Infektivë, 3 prej tyre në gjendje më të rëndë

13:19 | 01 Qershor 2020

9 pacientë me koronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive, 3 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke u trajtuar 9 persona të infektuar me virusin COVID-19

“Gjendja e pacientëve të sëmurë̈ me Covid 19 është si vijon: nga 9 raste të infektuar me Covid 19, 6 raste janë̈ në gjendje stabile. Dy raste janë duke u trajtuar ne repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa një rast është̈ duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, ka njoftuar Klinika Infektive.

Po ashtu është bërë e ditur se një pacient do të lirohet sot.

“Në repart vazhdon trajtimin 1 rast i cili është̈ negativizuar në testimet e fundit për Covid 19, por ka nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Sot lirohet një pacient në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi”, bëhet e ditur në njoftim.

Komento: