Rrezikuan të mbyten 9 pushues në Shëngjin, qytetarët kapen dorë për dore për t’i shpëtuar.
Disa pushues në plazhin e Shëngjinit në Shqipëri kanë qenë në rrezik për jetën.
Si pasojë e valëve të shumta ata u rrezikuan gjersa ishin duke u larë në det, shkruan Gazeta Express.
Ata janë shpëtuar pas organizimit të pushuesve të tjerë që janë lidhur dorë për dore dhe me litarë duke arritur t’i nxjerrin të gjithë të rrezikuarit një e nga një.
Për këtë ngjarje ka njoftuar edhe kryetari i Sindikatës së Infermierëve në Kosovë, Fitim Havolli.
Postimi i plotë i tij:
Sot me 05.08.2021.
E falenderoj njërn nga pushueset për këtë video,
Sot nga valët dhe rrymat e fuqishëme të detit në njërën nga pllazhat e Shqipërisë,po mos të u organizojshëm si në video humbshin jetën 9 pushues.
Fal Zotit dhe organizimit dorë me dorë dhe me litarë nga gjithë pushuesit arritëm ti nxerrim të gjallë familjarët e tyre që veq e kishin humbur betejën në raport me ujin.
Ishte një moment i hidhur por edhe i gëzueshëm për gjestin dhe guximin e gjithve pushesëve!
Moment ky që tregon shumë…. kur je i bashkuar dhe ke qëllimin të mirë gjithëmon je fitues.
Jam shumë lumutur që bashkë me disa shokë bëmë një organizim të tille për qëllime shumë humane por edhe me pak rriskë të rrezikut