Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 533 raste të reja me koronavirus, nga 2,184 testime të kryera. Po ashtu, në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se si pasojë e virusit e kanë humbur jetën 9 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 230 raste në Tiranë, 46 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Vlorë, 23 ë Durrës, 16 në Elbasan, 15 në Lezhë, 14 në Korçë, 13 në Lushnje, 12 në Sarandë, 10 në Gjirokastër, 9 në Berat, 8 në Kamëz, nga 7 raste në Pogradec, Dibër, 6 në Krujë, nga 5 raste në Librazhd, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Kuçovë, nga 3 raste në Kukës, Has, Përmet, Bulqizë, Memaliaj, Klos, Gramsh, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Pukë, Delvinë, Tepelenë, Fushë Arrëz, Peqin, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Shijak, Vorë, Patos, Cerrik, Këlcyrë.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve, që nga fillimi i epidemisë në 30,790.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Sa i përket rasteve fatale, nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Mallakastra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Peqini, të moshave 52-81 vjeç.
COVID-19 – Statistika (25 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 553
Të shëruar në 24 orë 514
Të shtruar në spitale 309
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2184
Testime totale 249,635
Raste pozitive 55,380
Raste të shëruara 30,790
Raste Aktive 23,456
Humbje jete 1134
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13156
Fier 1611
Shkodër 1329
Durrës 1264
Vlorë 1055
Korçë 978
Elbasan 917
Berat 871
Lezhë 883
Gjirokastër 525
Kukës 487
Dibër 380