9 të vdekur e 375 raste të reja në Shqipëri

17:09 | 26 Dhjetor 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 1889 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid 375 qytetarë dhe kanë humbur jetën 9 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 127 raste në Tiranë, 35 në Fier, 32 në Durrës, 24 në Vlorë, 20 në Kavajë, 19 në Shkodër, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Lushnje, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Kurbin, Dibër, nga 5 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 4 raste në Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Korçë, Tropojë, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Mat, Përmet, Delvinë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kamëz, Gjirokastër, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan.

Ndërkohë betejën me këtë sëmundje fatkeqësisht e kanë humbur 9 qytetarë mes të cilëve një 38 vjeçar. Sipas MSH kanë humbur jetën në spitalet Covid 9 pacientë: 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetare nga Përmeti, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gjirokastra të moshave 38-86 vjeç.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (26 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 375

Të shëruar në 24 orë 391

Të shtruar në spitale 324

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 1889

Testime totale 251,524

Raste pozitive 55,755

Raste të shëruara 31,181

Raste Aktive 23,431

Humbje jete 1143

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13195

Fier 1602

Shkodër 1345

Durrës 1271

Vlorë 1070

Korçë 960

Elbasan 892

Berat 880

Lezhë 877

Gjirokastër 510

Kukës 447

Dibër 382.

Komento: