9 vjeçari humb jetën dhe pesë të tjerë të lënduar nga një aksident i rëndë trafiku

16:57 | 21 Korrik 2019

Ka ndodhur një aksident me fatalitet në Shqipëri.

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tropojë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 9-vjeçar, e ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, ku dy automjete tip “Benz” dhe “Toyota” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë pasoja fatale për një familj. Të plagosur kanë mbetur Z.M, B.Ç, A.Ç, A.Ç, H.L e ndërsa 9-vjeçari me inicialet E.Ç, 9 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Siç njoftojnë uniformat blu, 9-vjeçari po udhëtonte në makinë me babanë, xhaxhanë dhe kushëririn e tij, ku të tre këta të fundit mbetën të plagosur, e ndërsa goditja ka qenë shumë e rëndë duke i marrë atij jetën. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit për këtë arsye grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë.

Komento: