
90.13 përqind e rezultateve janë numëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas KQZ-së, partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 41 % përqind apo 311 mijë e 907 vota.
Vendin e dytë e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 22.37 përqind apo 170 mijë e 198 vota.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës, me 17.57 përqind apo 133 mijë e 693 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e partnerët e saj të koalicionit “Për Kosovën Fituese”, është e katërta me 7.56 përqind apo 57 mijë e 539 vota.
