Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes panelistëve në emisionin “Raport” në Kanal10, teksa po diskutohej për të dhënat e fundit nga regjistrimi i popullsisë, ku u bë e ditur që 93 për qind e qytetarëve në Kosovë janë mysliman.
Avdullah Klinaku nga Demokracia Konservatore, ka thënë se bashkësitë fetare e kanë për detyrim që të ngrisin shqetësimet e tyre dhe të bëjnë thirrje në besimin që ato besojnë, teksa ka hedhur kritika ndaj organizatave të tjera, duke thënë se marrin fonde.
“Organizatat e tilla, të cilat herë flasin për shqiptari, herë për katolicizëm, herë flasin për myslimanizëm, herë flasin kundër myslimanëve, herë kundër shqiptarëve, sepse 93.49 për qind mysliman, atëherë këtë 93.49 për qind mysliman si çka me e cilësu, si të dëmshëm për vendin, si çka”, ka thënë Klinaku.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar, Basri Beka, nga Shoqata Shqiptaria, duke thënë se ata nuk marrin asnjë fond.
“Ne nuk përdorim asnjë fond dhe ne organizata shqiptaria jemi ndërgjegjja kombëtare ndaj juve që doni ta tjetërsoni një komb të tërë, një kulturë të tërë”, ka thënë Beka.
“Ne jemi 93.49 për qind të shqiptarëve, ju nuk jeni asnjë gjë dhe është e turpshme çka po thoni, se ju nuk përfaqësoni asgjë, nuk përfaqësoni asnjë besim”, tha Klinaku.
“Ne nuk do të pranojmë një imponim dhe një kulturë të hujë, këta janë 93.49 për qind vetëm shqiptarë, nuk janë mysliman, ti po tenton me këtë shifër që keni manipuluar ta tjetërsoni këtë komb”, ka thënë Beka. /Gazeta10/
Për më shumë, ndiqeni debatin: