95% e të vdekurve nga koronavirusi në Evropë janë mbi moshën 60 vjeç – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

95% e të vdekurve nga koronavirusi në Evropë janë mbi moshën 60 vjeç

17:03 | 02 Prill 2020

Koronavirusi tashmë është përhapur në gjithë Evropën.

Më shumë se 95% e të vdekurve nga koronavirusi i ri në Evropë ishin mbi moshën 60- vjeç, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Por, ideja se COVID-19 prek vetëm të rinjtë është një ide e gabuar, sipas drejtorit të Zyrës së OBSH-së, Hans Kluge.

Ai përgjatë konferencës së sotme online në Kopenhagë shtoi se mosha nuk është rreziku i vetëm për sëmundjen.

“Ideja që COVID-19 prek vetëm njerëzit e moshuar është e gabuar. Të rinjtë nuk janë të paprekshëm”, tregoi Kluge.

Ai bëri me dije se 95 % e të infektuarve me virusin pandemik janë mbi moshën 60 vjeç, ndërsa më shumë se 80 % e të vdekurve ishin mbi 80-vjeç, të cilët kishin edhe sëmundje të tjera, siç janë problemet e zemrës, tensioni i lartë ose diabeti.

“Ka raste të rënda të sëmundjes tek adoleshentët mbi moshën 20-vjeçare, shumica prej të cilëve kanë nevojë për kujdes intensiv, derisa disa nga ta fatkeqësisht kanë vdekur”, tha Kluge.

OBSH theksoi se 10 deri në 15 % e të infektuarve janë më të rinj se mosha 50 vjeçare. Në botë deri më tani janë regjistruar 950.708 persona të infektuar me koronavirus, prej tyre kanë vdekur 48.311 dhe 202.826 janë shëruar.

Komento: