95-vjeçarja shërohet nga koronavirusi

23:06 | 23 Mars 2020

Një grua e moshës 95 vjeҫare është shëruar nga koronavirusi.

Një gjyshe 95-vjeçare është gruaja më e vjetër në Itali që u shërua nga coronavirusi.

Sipas mediave të huja rajoni verior i Italisë është goditur rëndë nga pandemia, ndërsa vendi në përgjithësi ka konfirmuar 63 mijë raste dhe 6,000 të vdekur.

Alma Clara Corsini ishte në mesin e atyre që u diagnostikuan me virusin, dhe u pranua në spitalin në Pavullo më 5 mars.

Mirëpo, mjekët dhe specialistët vëzhguan shërimin e saj të jashtëzakonshëm, ndërsa është bërë personi i parë në provincën veriore të Modenës që shërohet nga coronavirusi.

“Po, po, jam mirë”, tha ajo në fillim të kësaj jave.

“Ata ishin njerëz të mirë që kujdeseshin për mua”, shtoi ajo.

Zonja Corsini tani është liruar nga spitali dhe është kthyer në shtëpinë e saj në Fanano.

Komento: