‘963 raste s’janë sen për marakli të kafeve e të pameve’

16:50 | 13 Nëntor 2020

Sot ka qenë numër rekord i personave të prekur me koronavirus në Kosovë.

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, ka reaguar pas konfirmimit të 963 rasteve të reja me COVID-19 në vend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Havolli ka thënë se këto raste nuk janë asgjë për meraklitë e kafeve dhe të pameve.

“963 raste? Sen s’jon për marakli t’kafeve edhe t’pameve”, ka shkruar Havolli.

Komento: