99.3 për qind e mostrave të dërguara jashtë vendit janë pozitiv me variantin Delta

20:02 | 17 Gusht 2021

Vitia: 99.3 % e mostrave të dërguara jashtë vendit janë pozitiv me variantin Delta

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për media pas shënimit të numrit rekord të rasteve të reja me COVID-19.

Vitia theksoi se nga 173 mostrat e fundit të dërguara jashtë vendit, 171 apo 99.3 për qind e tyre kanë rezultuar pozitiv me variantin Delta.

Pas rritjes shqetësuese të rasteve, ministri tha se nesër do t’ia propozojë për miratim Qeverisë masat e reja anti-COVId.

“Kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme me masa të reja, për t’i dhënë priritet absulut shëndetit tonë Ne qysh nesër do t’i propozojmë Qeverisë për disa masa kufizuese”, tha ndër të tjera ai.

Ndër masat e reja që do t’i propozohen Qeverisë janë reduktimi i orarit të gastronomisë, mbyllja e klubeve për një kohë dhe kufizimet për dasma.

Komento: