99% të votave të numëruara, këto janë rezultatet preliminare

10:48 | 15 Shkurt 2021

Ka mbetur vetëm edhe 1% e votave të panumëruara nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka njoftuar se numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje.

Sipas Elezit kanë mbetur pa u procesuar në ëeb faqe vetëm 46 vendvotime.
“Deri më tani në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%. Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës”, tha Elezi.

Deri më tani sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje figuron me 48.17 për qind, Partia Demokratike me 17.35 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.18 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind, Nisma Socialdemokrate 2.59 për qind.

Komento: